Në këtë seksion, mund të shikosh dhe të modifikosh alternativat aktuale të shtuara të pagesës dhe gjithashtu të shtosh të tjera. Do të kesh mundësin të shtosh llogaritë e tua Square dhe Paypal, mënyra manuale pagese dhe pagesa me anë të kartës së kreditit.

Për të shtuar alternativa pagesash nga palë të treta, siç janë Square ose Paypal, të duhet të regjistrosh një llogari në faqen e tyre të internetit, t’i lidhësh me dyqanin dhe t’i aktivizosh pasi llogaria të jetë lidhur. Seksioni i pagesave të lejon të shtosh lehtësisht dhe t’i aktivizosh këto mënyra pagesash.

Pasi llogari ose mënyra e pagesës të jenë lidhur zgjidh butonin për ndryshimin e gjendjes aktivizo/çaktivizo. Nëse llogaria jote nuk është konfiguruar plotësisht, do të njoftohesh në hapin tjetër që do të bësh. Më poshtë, Square është theksuar pasi duhet ende të lidhet në mënyrë që të aktivizohet. Në këtë rast, nëse klikon butonin "Lidhe dhe aktivizo Square" do të dërgohesh te faqja e Square që të lidhësh llogarinë tënde. Ky mesazh do të zhduket në mënyrë të ngjashme me alternativën e mëposhtme të porosisë me telefon.

Përdor të njëjtën procedurë për të lidhur mënyra të tjera pagese.

Pasi mënyra e pagesës të jetë konfiguruar mund të klikosh te menuja e shkallëzuar Veprime për të bërë ndryshime. Duke përdorur menunë e shkallëzuar të veprimeve, mund të radhitësh, modifikosh ose të heqësh alternativat e pagesës.

Radhit: Thjesht zgjidhi dhe lëvizi në fillimi ose në fund të listës.

Modifiko: Këtu do të zgjedhësh një emër ekrani në momentin e pagesës me alternativat për ta aktivizuar dhe çaktivizuar.

Në këtë seksion mundesh gjithashtu të shtosh udhëzime të veçante për momentin e pagesës.

Hiq: këtu ke mundësinë të heqësh mënyrat e pagesës.