Për të krijuar një rregull për mesazhin:

  1. Nën Preferencat kliko Filtrat e mesazhit.
  2. Në ekranin Filtrat e mesazhit plotëso sa më poshtë:

• Fut një emër për filtrin tënd.

• Zgjidh Çfarëdo ose Të gjitha nga Nëse me hapje nga poshtë.

• Zgjidh Për , Subjektin , Nga , Cc ose Përparësi nga menyja me hapje nga poshtë dhe fut të dhënat përkatëse te fusha e zgjedhur.

• Për të shtuar një rregull shtesë, zgjidh Shto kushtin .

• Specifiko veprimin nga Kryej veprimet e mëposhtme me hapje nga poshtë.

3. Kliko Shto.

Për të çaktivizuar një rregull për mesazhin: Te kolona Aktivizo çzgjidh kutinë e zgjedhjes.

Për të aktivizuar një rregull për mesazhin: Te kolona Aktivizo zgjidh kutinë e zgjedhjes.

Për të modifikuar një rregull për mesazhin:

  1. Kalo mbi filtrin e mesazhit dhe kliko mesazhin.
  2. Te ekrani Filtrat e mesazhit kryej modifikimet e kërkuara.
  3. Kliko Përditëso.

Për të fshirë një rregull për mesazhin:

  1. Kalo mbi filtrin e mesazhit që dëshiron të fshish dhe kliko ikonën e koshit të mbeturinave.
  2. Në dialogun e konfirmimit, kliko Fshi. Shënim: Rregullat e mesazheve të fshira përfundimisht nuk mund të rikuperohen.