Në "Raporte", mund të shohësh metrikat dhe rezultatet për të gjitha emailet e dërguara dhe mund të shkarkosh një raport të një emaili të dërguar.
"Emailet e dërguara". Shfaq një listë më të gjitha emailet e dërguara. Për secilin email, do të shohësh:
Emrin e emailit
Datën e dërgimit
Kontaktet. Një numër kontaktesh të cilëve Announcer Pro iu ka dërguar email.
Hapjet. Një "hapje" konsiderohet kontakti që Announcer Pro ka identifikuar të ketë hapur emailin, për një periudhë të caktuar kohe.
Leximet. Një "lexim" konsiderohet kontakti që Announcer Pro ka identifikuar të ketë hapur emailin, për të paktën pesë sekonda.
Shënim: Raportimi për emailet e "Lexuar" nuk është i disponueshëm për disa sisteme emailesh. Për ato sisteme ku raportimi për buletinet e "Lexuar" është i disponueshëm, mund të shikosh kush e lexon emailin tënd.
Kthimet prapa. Një "kthim prapa" konsiderohet kontakti për të cilin Announcer Pro ka marrë një mesazh nga ofruesi i emailit të kontaktit që emaili nuk i është dërguar kontaktit.
Arsyet përse kjo ndodh janë: adresa e emailit nuk është më e vlefshme; Ofruesi i emailit të kontaktit ka bllokuar dërgimin.
Të çabonuarit. Një "I çabonuar" konsiderohet kontakti që ka zgjedhur të mos pranojë më (në fund të emailit) marrjen e emaileve të tjera nga ti.
Klikimet. Një "klikim" konsiderohet kontakti që ka klikuar lidhjen në email.
Twitter. Një numër marrësish të cilët kanë klikuar butonin "Twitter" në email
Facebook. Një numër marrësish të cilët kanë klikuar butonin "Facebook" në email
"Detajet e emailit".
Mund të shohësh detajet ose të shkarkosh raportin nëse klikon mbi një email.
Në anën e poshtme majtas ka një përmbledhje të emailit. Nëse dëshiron të shkarkosh një raport:
Zgjidh formatin e raportimit duke klikuar në kutinë e shkallëzuar në të djathtë të "Shkarko raportin e plotë si" dhe zgjidh nga HTML, CSV (mund të hapet me një program fletëllogaritjeje si Excel) ose PDF.
Kliko "Shkarko".
Në të majtë janë "Statistikat e emailit" (numri dhe përqindja e emaileve të dërguara) për kategoritë e mëposhtme:
Marrësit. Një "marrës" është një kontakt të cilit Announcer Pro i ka dërguar një email.
Dorëzuar. Një "marrës" është kontakti të cilit Announcer Pro ka mundur t’ia dërgojë emailin.
Çabonimet. Një "çabonim" konsiderohet kontakti që ka zgjedhur të mos pranojë më (në fund të emailit) marrjen e emaileve të tjera nga ti.
E sinjalizuar si postë e bezdisshme. Emailet që janë shënuar si postë e bezdisshme.
Të hapura. Një "hapje" konsiderohet kontakti që Announcer Pro ka identifikuar të ketë hapur emailin, për një periudhë të caktuar kohe.
Klikimet. Një "klikim" konsiderohet kontakti që ka klikuar lidhjen në email.
Klikimet në Facebook. Një numër marrësish të cilët kanë klikuar butonin "Facebook" në email.
Klikimet në Twitter. Një numër marrësish të cilët kanë klikuar butonin "Twitter" në email.
Kthimet prapa. Një "kthim prapa" konsiderohet kontakti për të cilin Announcer Pro ka marrë një mesazh nga ofruesi i emailit të kontaktit që emaili nuk i është dërguar kontaktit.
Arsyet përse kjo ndodh janë: adresa e emailit nuk është më e vlefshme; Ofruesi i emailit të kontaktit ka bllokuar dërgimin.
Poshtë grafikut është lista e kontakteve (adresat e emaileve) për kategorinë e zgjedhur në "Statistikat e emailit".
Kur e hap fillimisht faqen "Detajet e emailit", shfaqen "marrësit".
Për të marrë një listë kontaktesh për një kategori tjetër, kliko mbi kategorinë në raportin "Statistikat e emailit".
Nëse dëshiron të shkarkosh një raport:
Zgjidh formatin e raportimit duke klikuar në kutinë e shkallëzuar në të djathtë të "Shkarko raportin e plotë si" dhe zgjidh midis HTML, CSV (mund të hapet me programe si Excel) ose PDF.
Kliko "OK"