Nëse aktualisht po përdor një certifikatë Geotrust të SSL, do të duhet të përmirësohesh në Comodo brenda 14 ditëve nga data e skadimit të certifikatës.
Për ta bërë këtë:
1. Bli një Certifikatë Comodo të SSL te BLI.
2. Zgjidh ikonën e Ingranazhit/Cilësimet
dhe zgjidh Fshi certifikatën , kjo bën që të fshihen fushat e informacionit dhe të hiqet IP-ja e dedikuar. Edhe pse certifikata është bosh, uebsajti yt do të mbetet i sigurt.
Shënim: Pasi të kesh fshirë certifikatën, uebsajti yt nuk do të jetë aktiv. Pasi të jesh përmirësuar në certifikatën Comodo/Vanity të SSL, uebsajti yt do të jetë përsëri aktiv.
3. Pasi të zgjedhësh që të Fshish certifikatën nga tabela e kontrollit, do të shfaqet një tabelë kërcyese, zgjish Fshi.
4. Kur butoni “Instalo” të shfaqet në tabelën e kontrollit, zgjidh Instalo.
5. Do të kesh opsionin për të zgjedhur certifikatën e re dhe për ta aplikuar në domenin e duhur.
6. Së fundmi, kryej procesin e instalimit për instalimin e certifikatës së SSL.