Mund të hapësh ekranin Ngjarje e re përmes secilës prej pamjeve të kalendarit ose duke klikuar ikonën Krijo një ngjarje të re.

Dialogu i ngjarjes së re përfshin skedat e mëposhtme:

  • Kryesore: Këtu mund të caktosh titullin, orën dhe një vijë kohore periodike.
  • Detajet: Shto detajet e vendndodhjes, shënimet, artikujt e axhendës dhe lajmërimet.
  • Pjesëmarrësit: Këtu mund të zgjedhësh pjesëmarrësit për një ngjarje. Ofrohen edhe detajet për çdo konflikt në kalendar.

Si të krijosh një ngjarje:

  1. Kliko ikonën Krijo ngjarje të re. Në të kundërt, mund të zgjedhësh një ditë nga pamja e kalendarit ose mund të zgjedhësh një ditë dhe orë nga pamja e Ditës ose Javës.
  2. Në ekranin e ngjarjes së re plotëso sa më poshtë:
  • Fut një titull.
  • Zgjidh datën e fillimit dhe të përfundimit duke përdorur kalendarin kërcyes.
  • Specifiko orën e fillimit dhe të përfundimit duke përdorur orën kërcyese.
  • Nëse ngjarja shtrihet përgjatë një dite, zgjidh Gjithë ditën
  • Nëse është ngjarje periodike, zgjidh Përsërit. Do të hapet një dialog ku mund të zgjedhësh intervalin periodik (shih: opsionet e statusit periodik).

3. Kliko skedën Detajet dhe fut sa më poshtë:

  • Fut vendndodhjen për ngjarjen.
  • Shto ngjarjen te një kalendar specifik duke përdorur Kalendarin
  • Nëse dëshiron të caktosh një rikujtesë përpara ngjarjes, përdor menynë me hapje nga poshtë për të zgjedhur se kur dëshiron të marrësh lajmërimin. Shënim: mund të shtosh disa lajmërime për çdo ngjarje.
  • Fut një përshkrim për ngjarjen tënde te Shënimet. Ky përshkrim do t’u dërgohet pjesëmarrësve si një email.

4. Kliko skedën Pjesëmarrësit dhe plotëso sa më poshtë:

  • Fto njerëzit për ngjarjen tënde duke shtuar adresat e tyre të emailit te Shto pjesëmarrës
  • Zgjidh kutinë e zgjedhjes E kërkuar, nëse ka. Shënim: Nëse ka konflikte, ato shfaqen nën Pjesëmarrësit
  • Për të parë detajet e konfliktit kliko Shiko detajet.
  • Për të shmangur konfliktet mund të zgjedhësh Orarin tjetër të disponueshëm.
  • Për të hequr një pjesëmarrës nga ngjarja kliko X ngjitur me emrin e tyre.

5. Kliko Ruaj.