1. Fillimisht, blihet certifikata SSL.

2. Pasi të ketë përfunduar blerja, zgjidh Instalo nga tabela kryesore e kontrollit.

3. Zgjidh Instalo Comodo Positive SSL dhe zgjidh Para .

4. Fut informacionin e kompanisë.

5. Pasi të kesh mbushur të gjitha informacionet, kontrollo kutinë në fund të ekranit duke garantuar që të kesh rishikuar informacionin, duke verifikuar kështu se janë të sakta dhe të vërteta.

6. Pasi të kesh zgjedhur “Para” në fund të ekranit, certifikata jote do të porositet.

7. Pasi certifikata të jetë porositur, do të duhet të përditësosh DNS-në.

8. Për ta bërë këtë, kopjo Adresën e IP-së duke përdorur ctrl + c në tastierën tënde.

9. Kthehu te faqja kryesore e portalit tënd dhe kliko Menaxheri i domenit për të nisur aplikacionin.

10. Kliko skedën Modifiko skedarin e zonës në cepin lart, djathtas dhe zgjidh domenin e duhur korrespondues në certifikatën SSL.

11. Kliko mbi rreshtin me regjistrimin që dëshiron të përditësosh.

12. Ngjit ( ctrl + v ) adresën e IP-së që kopjove në fushën e Vlerës dhe zgjidh Apliko (për këtë mund të duhen deri ne 48 orë për t’u aktivizuar.

Shënim: Përpos instalimit, nevojitet një përditësim i DNS-së. Pasi të ketë përfunduar instalimi, do të duhen 48 orë që adresa e IP-së të bëhet aktive. Pasi të kenë kaluar 48 orë, duhet të përditësosh cilësimet e DNS. Për të kontrolluar statusin e certifikatës SSL, shko në tabelën kryesore të kontrollit dhe gjej informacionin nën “Statusi i SSL”.