Mbaji klientët të angazhuar duke shtuar një furnizim nga Instragram në faqen tënde të internetit.
Për të shtuar një furnizim nga Instragram në faqen tënde të internetit:
- Nga llogaria jote, kliko "Shtesat" dhe më pas "Sociale".
- Zgjidh Instagram
- Pasi të kesh shtuar widget-in në llogarinë tënde shko te "Shtesat e mia".
4. Tërhiq ikonën e Instagramit në pozicionin ku dëshiron që të shfaqet në faqen tënde të internetit.
Si të konfigurosh furnizimin nga Instagram
Pasi të kesh vendosur furnizimin nga Instagrami yt në faqen e internetit, duhet ta konfigurosh që të shfaqë llogarinë tënde Instagram.
- Për të filluar, duhet të autorizosh llogarinë tënde Instagram. Kliko "Autorizo tani" në panelin në të djathtë.
2. Do të dërgohesh në faqen e hyrjes në Instagram. Vendos emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
3. Pasi të kesh hyrë kliko Autorizo.
Si të personalizosh furnizimin tënd
Tani që ke shtuar një furnizim nga Instagrami në faqen e internetit, mund ta personalizosh strukturën dhe mënyrën se si do të funksionojë.
Për ta bërë këtë:
1. Në faqen tënde, kliko në seksionin furnizimi i Instagramit.
2. Do të shfaqet një panel në të djathtë me të gjitha funksionet e personalizimit.
3. Do të mund të personalizosh:
• Numrin e kolonave dhe radhëve
• Nëse do ta shfaqësh emërtimin ose jo
• Veprimin për t’u bërë kur klikohet fotografia
1. Tre alternativat kur një përdorues klikon në një foto janë:
• Shko te postimi : kjo të çon te fotoja në Instagram
• Shko te profili: kjo të çon te profili i përdoruesit në Instagram
• Blloko klikimin: kjo do ta bëjë imazhin të paklikueshme
Ki parasysh se nëse klikonDil, llogaria dhe imazhi do të hiqen nga faqja jote e internetit.