Mund të fillosh menjëherë të pranosh pagesa të rregullta me karta krediti dhe debiti në dyqnin tënd në internet duke përdorur Stripe si një mundësi pagese. Mund t’i rritësh gjithashtu konvertimet duke përdorur Apple Pay për t’u ofruar klientëve një proces pagese shumë të shpejtë. Apple Pay i lejon blerësit të paguajnë me një shtypje dhe kapërcen hapin e vendosjes manualisht të adresës së transportit dhe detajeve të kartës së kreditit kur përdorni Safari në iPhone, iPad dhe Mac.
Si të lidhësh dyqanin tënd online me Stripe
Mund të aktivizosh alternativën e pagesës me Stripe në dyqanin tënd në internet në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë:
- Nga dyqani në internet, shko te Pagesat.
- Lëviz poshtë në bllokun Stripe dhe kliko "Lidh me Stripe":
1. Zgjidh çfarë zbatohet për ty:
• Nëse je përdorues i ri i Stripe, plotëso formularin e regjistrimit që hapet në dritaren e re, aktivizo autorizimin me dy hapa dhe kliko butonin "Autorizo hyrjen në këtë llogari" për të lejuar dyqanin të lidhet me llogarinë tënde Stripe.
• Nëse ke tashmë një llogari Stripe, kliko "Hyr në cepin e djathtë", më pas kliko "Lidhu me llogarinë Stripe" për t’i dhënë lejen dyqanit tënd të lidhet me llogarinë Stripe.
2. Do të kthehesh te dyqani yt në internet kur të kesh aktivizuar Appale Pay nëse do ta ofrosh këtë alternativë të shpejtë pagesash për klientët e tu, përveç kartave të kreditit/debitit (kjo do të aktivizojë gjithashtu automatikisht Google Pay për klientët që përdorin shfletuesin Chrome në pajisjet celulare Android):
- Nëse e përdor dyqanin në internet në faqe të tjera, për të ofruar mundësinë e pagesës me Apple Pay edhe atje, kliko "Konfiguro Apple Pay" dhe ndiq komandën për të shtuar domenin e faqes tënde të internetit dhe verifiko pronësinë e domenit me Stripe:
Skedari i verifikimit duhet të ngarkohet me emrin fillestar në dosjen .well-known/. Mund të krijosh një dosje me këtë emër brenda rrënjës së dosjes në serverin e ruajtjes ku qëndron faqja jote e internetit. Zakonisht, ngarkimi i dokumenteve do të bëhet e FTP ose përmes menaxherit të file/media-s.
Pasi të ngarkohet, dokumenti duhet të jetë i aksesueshëm në shfletues përmes lidhjes https://www.example.com/.well-known/apple-developer-merchantid-domain-association (do të jetë emri yt i domenit në link në vend të pjesës www.example.com).
Nëse do të përdorësh Wix ose ndërtues të tjerë faqesh që nuk lejojnë ngarkimin e skedarit verifikues, fatkeqësisht Apple Pay nuk mbështetet aty. Të lutemi të kontaktosh asistencën për ndihmë të ndërtuesit të faqes për këtë.
- Vendos emrin e kësaj mënyre pagese. Klientët do ta shohin në momentin e pagesës.
- Mbaje të aktivizuar statusin e "Aktivizo këtë mënyrë pagese në momentin e pagesës", nëse je gati të fillosh të ofrosh mundësinë e pagesave me Stripe për klientët e tu në momentin e pagesës.
- Shto udhëzimet e pagesës, nëse duhen. Ato do të shfaqen në momentin e pagesës pasi klientët e tu të zgjedhin të paguajnë me Stripe.
- Ruaj ndryshimet.
Përfundoi. Llogaria jote Stripe është lidhur me dyqanin tënd në internet. Tani, të gjithë klientët mund të zgjedhin të paguajnë me kartë krediti ose debiti në momentin e pagesës: