Mund të modifikosh alternativat e transportit duke klikuar Veprime>Modifiko.
- Zgjidh nga lista e postierëve.
- Zgjidh Konfiguro pranë alternativës së postierit të zgjedhur (mundesh gjithashtu të zgjedhësh dërgesa lokale ose kërko postierë të tjerë që nuk listohen)
- Nëse zgjedh një nga postierët e më sipër, do të drejtohesh për në hapin tjetër.
- Nga këtu, do të kesh mundësinë të zgjedhësh automatikisht tarifat e llogaritura nga një prej postierëve ose mund të zgjedhësh transport falas, një tarifë fikse ose tarifë të personalizuar. Kliko "Konfiguro" për të implementuar një nga alternativat.
- Do të drejtohesh në një faqe ku mund të personalizosh alternativat, zgjidh "Ruaj dhe Përfundo" pasi ta kesh përfunduar këtë hap.
- Në mënyrë që të përfundosh konfigurimin e mënyrës së zgjedhur të transportit, duhet të specifikosh zonën e destinacionit. Në procesin e konfigurimit, do të shohësh “Cakto zonën e transportit”. Kliko lidhjen "Cakto rajonin e transportit" nga këtu.
- Më pas zgjidh rajonin e transportit në listën e shkallëzuar të alternativave. Nëse të duhet të krijosh një rajon të ri ose të menaxhosh një ekzistues, zgjidh lidhjen e duhur në "Krijo të ri" ose "Menaxho"
- Do të kalosh te faqja e konfigurimit të “Zonave të destinacionit” Këtu mund të shtosh një rajon të ri ose të ndryshosh një ekzistues. Shtetet më të përdorura për transportin janë të shtuar tashmë dhe mund të zgjedhësh alternativat e disponueshme për ty.
Për tërheqje në dyqan:
Mund të modifikosh cilësimet duke klikuar Veprime>Modifiko.
- Specifiko vendndodhjen për tërheqjen.
- Shto udhëzime të detajuara për klientin.
- Gjithashtu mund t’u japësh klientëve mundësinë të zgjedhin një datë dhe kohë për tërheqjes duke aktivizuar këtë funksion në seksionin “modifiko”.