1. Shko te paneli kryesor i veprimeve duke zgjedhur Shtesat e mia > Dyqani në internet > ikona e ingranazhit. Kjo do të hapë panelin e veprimeve të dyqanit në internet.

2.

3. Zgjidh "Shitjet e mia".



4. Te kategoria "Shitjet e mia" mund të shikosh porositë, shportat e braktisura, klientët, modifikuesin e porosisë.

a. Porositë : Këtu mund të gjurmosh të gjitha porositë e tua.

b. Shportat e braktisura : Mund të aktivizosh gjurmimin për vizitorët që kanë kaluar te momenti i pagesës dhe e kanë braktisur shportën e tyre aty.

5.

c. Klientët : Mund të shtosh informacionin e porosisë rreth klientëve dhe të krijosh lista për eksportim. Eksportimi i një liste mund të jetë e dobishme kur do të dërgosh emaile promocionale, kode zbritjesh ose përditësime produktesh. Pasi lista e klientëve të popullohet, zgjidh një grup klientësh të caktuar për ta eksportuar dhe zgjidh "Eksporto të përzgjedhurat . Për të eksportuar të gjithë klientët zgjidh Eksporto të gjithë rezultatet ose Eksporto të gjitha.



d. Modifikuesi i porosisë
: Për të ruajtur skedarët apo për të ndryshuar informacionin për një porosi (adresa, emaili i klientit, çmimi, mënyra e pagesës dhe dërgesës) Zgjidh Modifikuesi i porosisë > Lista e porosisë > Porosia e klientit.



6. Gjithashtu mund të kërkosh porosinë nëse e di atë që do të gjesh.