Kur aktivizohen, klientët mund të blejnë një kartë elektronike dhuratë për çdo grup që ti cakton dhe e marrin përmes emailit. Çdo porosi që përmban një kartë dhuratë duhet të ketë statusin "Paguar" para se të dërgohet karta.
Pasi klienti të marrë një njoftim me email me detajet e kartës dhuratë, do të mund ta transferojnë emailin te marrësi i dhuratës. Marrësi mund ta përdorë kartën dhuratë për të paguar për çdo produkt në dyqanin tënd deri në shpenzim të plotë të shumës së kartës.
Për ta aktivizuar këtë funksion: Dyqani në internet → Katalogu → Kartat dhuratë.
Si të aktivizosh dhe të çaktivizosh kartat dhuratë
Fillo të shesësh karta dhuratë:
Shko te Dyqani në internet → Katalogu → Kartat dhuratë
- Kliko Krijo karta dhuratë.
- Ndiq udhëzuesin një-faqesh: Kliko "Krijo një kartë dhuratë" dhe fillo të shesësh karta dhuratë te cilësimet e sugjeruara ose zgjidh "Modifiko cilësimet".
Pasi të aktivizohet një kartë dhuratë, shfaqet mes produkteve të tjera në dyqanin në internet→ Katalogu → Produktet.
Ja një shembull i një karte dhuratë me cilësimet e paracaktuara në vitrinën e dyqanit:
Mund ta modifikoni kartën dhuratë nga udhëzuesi i konfigurimit ose më vonë nga dyqani yt Dyqani në internet → Katalogu → Kartat dhuratë. Ja se çfarë mund të personalizosh te kartat e tua dhuratë:
Emrin. Mbaje emrin të thjeshtë dhe të qartë për klientët dhe motorët e kërkimit.
Shumat. Një kartë dhuratë krijohet me disa shuma të paracaktuara. Kur shton një shumë, sigurohu që nuk është më pak se sa çmimi mesatar në dyqanin tënd.
Imazhin. Mund të ngarkosh imazhin tënd që reflekton stilin e markës tënde. Ky imazh shfaqet në vitrinën e dyqanit. Në email, një kartë dhuratë përdor një imazh tjetër që nuk mund të ndryshohet aktualisht.
Përshkrimin. Vendos këtu informacionin që duhet të dinë klientët e tu rreth kartave dhuratë në dyqanin tënd, për shembull, datën e skadimit të kartës dhuratë.
Kategoritë. Karta dhuratë shfaqet te kategoritë e faqes që zgjedh. Për të theksuar një kartë dhuratë në faqen kryesore të dyqanit, zgjidh faqen e vitrinës së dyqanit.
Periudhën e skadimit. Kartat dhuratë janë paracaktuar të mos skadojnë. Mund ta ndryshosh këtë gjë në Katalogu → Kartat dhuratë → Skadimi i kartës dhuratë. Sigurohu që po respekton ligjet në zonat ku shet pasi mund të jetë e jashtëligjshme të caktosh periudha skadimi në disa shtete ose rajone.
Si të ndërpresësh shitjen e kartave dhuratë:
- Shko te Dyqani në internet → Katalogu → Kartat dhuratë.
- Ndrysho statusin në "Çaktivizuar".
Një kartë dhuratë e çaktivizuar zhduket nga vitrina e dyqanit, por mbetet në katalogun tënd me të gjitha cilësimet në mënyrë që të mund ta aktivizosh sërish në çdo moment në të ardhmen. Kartat dhuratë të shitura më parë mund të përdoren.
Shfaqja e detajeve të kartës dhuratë
Në faqen e kartës dhuratë te administrimi i dyqanit, mund të shohësh të gjitha statistikat e kartave dhuratë që ke shitur.
Ruaj statistikat e kartave dhuratë të shitura
Të ardhurat — Totali që ke fituar nga shitja e kartave dhuratë.
Të përdorura — Totali i shumës që është harxhuar.
Të pa kërkuara — Shuma e mbetur e papërdorur në karta nuk mund të përdoret më (kartat e skaduara ose të çaktivizuara).
Shuma e mbetur, e përhershme — Shuma e mbetur në të gjitha kartat dhuratë që janë lëshuar brenda datës dhe që mund të përdoren ende.
Kushtoji vëmendje shumës së mbetur. Kjo është shuma e disponueshme në kartat dhuratë të shitura që klienti mundet ende të përdorë. Duhet të jesh i gatshëm të ofrosh produkte ose shërbime kur këto karta të përdoren.
Për të parë detajet në secilën kartë dhuratë të shitur, kliko Shiko dhe menaxho të gjitha kartat dhuratë të shitura. Do të shohësh statusin aktual, shumën, datën e skadimit të kartës, emailin e klientit, porosinë kur është blerë karta dhuratë dhe më shumë.
Si të ridërgosh kartën dhuratë
Mund ta ridërgosh një kartë dhuratë nëse klienti ka humbur emailin e kartës dhuratë, e ka fshirë aksidentalisht ose nuk mund ta gjejë për çfarëdolloj arsyeje.
Për të ridërguar kartën dhuratë:
- Nga administrimi i dyqanit, shko te Katalogu→Kartat dhuratë.
- Te statistikat, kliko Shiko dhe menaxho të gjitha kartat dhuratë të shitura.
- Gjej kartën dhuratë që do të ridërgosh duke kërkuar emrin e klientit, emailin ose 4 karakteret e fundit të kartës dhuratë.
- Pranë kartës dhuratë, kliko Veprimet → Ridërgo kartën dhuratë.
Karta dhuratë do të ridërgohet në adresën e emailet në “Dërguar”
Çaktivizimi i kartave dhuratë
Mund të duash të çaktivizosh një kartë për çdo arsye. Për shembull, ndoshta porosia për blerjen e kartës dhuratë është anuluar ose thjesht nuk do ta përdorë këtë kartë. Një kartë e çaktivizuar nuk mund të përdoret, por mund ta aktivizosh sërish në çdo moment.
Për të çaktivizuar një kartë dhuratë:
- Nga administrimi i dyqanit, shko te Katalogu→Kartat dhuratë.
- Te statistikat, kliko Shiko dhe menaxho të gjitha kartat dhuratë të shitura.
- Gjej kartën dhuratë që do të çaktivizosh duke kërkuar emrin e klientit, emailin ose 4 karakteret e fundit të kartës dhuratë.
- Pranë kartës dhuratë që do të çaktivizosh, kliko në statusin e saj aktual dhe zgjidh Çaktivizo.
Eksporto kartat dhuratë
Kur eksporton kartat e tua dhuratë, do të marrësh një skedar CSV me detajet e çdo karte dhuratë të shitur. Në skedar, mund të filtrosh kartat dhuratë sipas datës, shumës dhe detajeve të tjera që të shohësh statistika për periudha të ndryshme kohore ose thjesht për të mbajtur skedarët për regjistrimet e tua.
Për të eksportuar kartat dhuratë:
- Te administrimi i dyqanit, shko te Katalogu→Kartat dhuratë.
- Te statistikat, kliko Shiko dhe menaxho të gjitha kartat dhuratë të shitura.
- Lëviz poshtë në fund të faqes dhe kliko Eksporto të dhënat.
- Një sekdar CSV do të shkarkohet në kompjuterin tënd. Përdor çdo program fletë llogaritës ose modifikues teksti për ta hapur.
Blerja dhe përdorimi i kartave dhuratë si klient
Pas blerjes, klientët e tu marrin një email me një kod unik për kartën dhuratë dhe udhëzime për përdorimin. Subjekti i emailet është "Karta jote është gati". Sapo porosia të kalojë në statusin "Paguar", u dërgohet automatikisht në adresën e emailit të klientëve.
Më pas klienti mund t’ia transferojë emailin ose t’i dërgojë kodin e kartës dhe lidhjen e dyqanit një personi tjetër me sms ose messenger.
Ja një shembull i një emaili me kartë dhuratë:
Marrësi i kartës mund të përdorë kartën dhuratë të paguajë për çdo produkt në dyqanin tënd. Për ta përdorur, ata duhet të vendosin kodin e kartës nga emaili në fushën e pagesës. Kjo fushë shfaqet automatikisht në dyqan pasi të kesh konfiguruar një kartë dhuratë.
Një kartë dhuratë mund të përdoret në disa porosi deri sa të përdoret plotësisht. Një klient shikon shumën e mbetur në momentin e pagesës, pasi të ketë aplikuar kartën dhuratë.
Nëse shuma e porosisë është më shumë se sa shuma e kartës dhuratë, klienti duhet të paguajë pjesën e mbetur të shumës duke përdorur një mënyrë tjetër pagese në dyqanin tënd.
Detaje të tjera:
- Klientët nuk mund të aplikojnë më shumë se sa një kartë dhuratë për porosi.
- Kuponët e zbritjeve nuk mund të përdoren për një blerje me kartë dhuratë. Nëse klienti aplikon një kupon zbritjeje, zbritja aplikohet për të gjithë produktet në porosi duke përjashtuar kartën dhuratë.
- Një kartë dhuratë nuk mund të përdoret për të blerë një kartë tjetër dhuratë.
- Kartat dhuratë nuk taksohen.
- Kartat dhuratë nuk mund të ngarkohen në Facebook ose Instagram për shkak të Kushteve të përdorimit të Facebook.