Këtu mund të ndryshosh informacionet që kanë lidhje me listat specifike me emaile që po modifikon.

  1. Në skedën e cilësimeve mund të ndryshosh adresën dhe fjalëkalimin e mirëmbajtësit të listës me emaile. Gjithashtu, do të mund të shikosh:
  • Abonentët – Numri total i adresave të emailit që janë abonuar në listën tënde me emaile
  • Listat e kufizuara – Vetëm mirëmbajtësi mund të dërgojë emaile në listë
  • Abonim automatik – Klientët përfundimtar do të duhet të dërgojnë emaile me fjalën “abonohu” (pa thonjëza) te adresa kryesore e listës me emaile
  • Çabonim automatik – I njëjti proces si më lart, përveçse përdoret fjala “çabonohu”

2. Zgjidh Ruaj pasi të kesh përfunduar.