Aplikacioni "Libraria e skedarëve media" mundëson shtimin e një seksioni për shkarkimin e skedarëve në faqet e tua, përmes të cilit përdoruesit mund të kërkojnë dhe të shkarkojnë skedarët nga libraria e tyre. Mundet gjithashtu të veprojë si një luajtës për audio dhe video.

Elementi "Libraria e skedarëve media" i shtohet një faqeje në të njëjtën mënyrë si çdo element tjetër përmbajtjesh. Mjafton të tërheqësh e të lëshosh "Librarinë e skedarëve media" në zonën blu të faqes për ta aplikuar elementin kudo që dëshiron që të shfaqet.



Lëviz sipër me mausin dhe kliko ikonën e dhëmbëzës për të hapur veçoritë për Librarinë e skedarëve media:

  • Emri i librarisë: Ky emër do të jetë vetëm për përdorim të brendshëm. Skedarët që i shtohen kësaj librarie, do të jenë të disponueshëm në bazën e të dhënave, nën të njëjtën emër librarie brenda "Modifikuesit të bazës së të dhënave".
  • Titulli i kreut: Titulli i librarisë së skedarëve media nuk do të shihet nga vizitorët e faqes së internetit.
  • Shfaq kërkimin: Lejoji vizitorët të kërkojnë në Librarinë e skedarëve media.
  • Shfaq përshkrimin: Vizitorët do të mund të shikojnë përshkrimin për secilin skedar që mund të shtohet pas ngarkimit të një skedari dhe të ndryshohet më pas.
  • Artikuj për faqe: Sa skedarë duhet të shfaqen për faqe në librari.


Pasi të shtohet në një faqe, ja se si do të shfaqet Libraria e skedarëve media. Butoni "Shto një skedar të ri" do të jetë i dukshëm në modalitetin e Adminit të faqes tënde të internetit dhe vizitorët nuk do të mund të ngarkojnë skedarët në librarinë tënde.

Shtimi i skedarëve

Për të shtuar skedare në Librarinë e skedarëve media, kliko në butonin "Shto një skedar të ri". Dritarja e mëposhtme do të hapet:

  • Burimi - Skedarët mund të shfletohen në mënyrë lokale nga kompjuteri ose nga uebi, përmes opsionit "Shto nga URL".
  • Emri - Cakto një emër për skedarin që do t’u shfaqet vizitorëve dhe do të jetë emri më të cilin do të mund të kërkohet në shiritin e kërkimit.
  • Ikona - Mund të ngarkosh një ikonë të personalizuar që do të shfaqet pranë emrit të skedarit.
  • Përshkrimi - Përshkrim i shkurtër i skedarit (do të shfaqet poshtë emrit të skedarit).
  • Renditja e skedarëve - Ti mund të ndryshosh ku do të shfaqet skedari në librari duke vendosur një renditje skedarësh. Numri 1 nënkupton pjesën sipër.
  • Data- Mund të specifikosh një datë për skedarin.


Pasi të kesh shtuar skedarët, ja se si do të shfaqet Libraria e skedarëve media për vizitorët e faqes së internetit.



Personalizo pamjen e Librarisë së skedarëve media

Mund ta personalizo ngjyrën e sfondit të seksioneve të ndryshme të Librarisë së skedarëve media nga opsioni "menaxho" i disponueshëm në menunë në të majtë.