Formulari Saleforce Lead u lejon vizitorëve të plotësojnë dhe të dërgojnë një formular direkt nga llogaria jote Salesforce.

Si të shtosh një formular Salesforce Lead

  1. Shko te faqja e Shtesave dhe zgjidh formularin e Salesforce Lead.
  2. Kliko "Aktivizo".
  3. Shko te Shtesat e mia dhe shto formularin Salesforce Lead në faqen tënde.

Si të konfigurosh formularin tënd

  1. Gjëja e parë që duhet të bësh është të hysh te llogaria jote Salesforce ose të krijosh një llogari të re.

2. Në Salesforce kliko "Konfiguro."

3. Më pas, kliko "Cilësimet e karakteristikave" te menuja "Mjetet e platformës".

4. Kliko "Marketing" dhe më pas "Web-to-Lead".

5. Kliko Krijo formularin "Web-to-Lead".

5. Zgjidh fushat që do të përfshish në formularin tënd.

7. Do të të duhet të vendosësh çelësin korrespondues API reCAPTCHA.

8. Kliko "Gjenero".

9. Kopjo kodin dhe vendose në faqen tënde të internetit.