Për të shtuar një element teksti

  1. Nga menuja në të majtë, kliko "Elementet" dhe tërhiq elementin e tekstit në pozicionin e dëshiruar në faqe.

  2. Hap menunë "Karakteristikat e tekstit" duke klikuar dy herë kutinë e tekstit. Kursori do të paravendoset tek elementi që ke shtuar dhe do të mund të fillosh të shkruash përmbajtjen tënde.

  3. Kur të përfundosh, kliko në çdo pozicion jashtë kutisë së tekstit.

Për të aplikuar formatimin e tekstit

  1. Zgjidh fjalën ose shprehjen dhe kliko formatin e dëshiruar nga dritarja "Karakteristikat e tekstit".

2. Kur të përfundosh, kliko në çdo pozicion jashtë kutisë së tekstit.

Nëse kopjon-ngjit përmbajtje nga një burim i jashtëm, stilizimi do të konvertohet automatikisht me ato të disponueshme në dizenjon tënde për të siguruar një pamje dhe ndjesi të qëndrueshme.

Më shumë alternativa...

Ikonat prit/kopjodhe ngjit të lejojnë që të lëvizësh përmbajtjen brenda modifikuesit të tekstit. Thekso përmbajtjen e dëshiruar dhe përdor ⌘ + X për të prerë, ⌘ + C për të kopjuar dhe ⌘ + V për të ngjitur.

Ikonat edrejtvendosjes të lejojnë të caktosh pozicionin e një paragrafi të caktuar në faqe. Mund ta pozicionosh në të majtë, të djathtë, qendërdhe drejtëvizo.

ikonat e pikave dhe numrave të lejojnë të përdorësh lloje të ndryshme listash në faqen tënde të internetit.

Ikonat e hiperlidhjes të lejon të shtosh/të heqësh një lidhje nga teksti yt.

Duke përdorur ikonën e ngjyrës së tekstit të lejon të ndryshosh ngjyrën e tekstit tënd.

Butoni hiq formatimin heq çdo formatim të paracaktuar të tekstit të zgjedhur dhe e rivendos në tekst të thjeshtë.

Si të aplikosh stilet e paragrafit

  1. Për të aplikuar një stil, fillimisht zgjidh pjesën e tekstit me kursorin tënd dhe më pas kliko në menunë e shkallëzuar të stilit dhe zgjidh alternativën e dëshiruar, p.sh. Titulli 1.

2. Kur të përfundosh, kliko në çdo pozicion jashtë kutisë së tekstit.