Shumica e konsumatorëve i besojnë vlerësimeve në linjë aq sa u besojnë edhe rekomandimeve që thuhen gojarisht. 97% e njerëzve i lexojnë vlerësimet për bizneset vendore dhe kjo gjë nuk duhet të të habisë nëse kujtohesh për zakonet e tua të blerjes. Kur ishte hera e fundit që bleve diçka apo që bërë biznes me dikë pa bërë kërkimet e tua? Nga ana tjetër, vlerësimet mund edhe të të zhgënjejnë. 94% e konsumatorëve thonë që një vlerësim në linjë i ka bindur ata të shmangin një biznes. Mësimi: Kur bëhet fjalë për vlerësime, lindin shumë pikëpyetje. Duhet gjithmonë të mbledhësh vlerësimet më cilësore dhe më të fundit. Më poshtë janë këshillat tona më të mira që të sigurohesh që ke bërë zgjedhjen e duhur. 1. Përdor veglën tënde. Urime sepse ti tashmë e ke kuptuar pjesën e vështirë të të mbledhurit të vlerësimeve. Ti ke një vegël që e kryen këtë punë për ty. Me Merr vlerësime me 5 yje, mund t’u dërgosh klientëve anketa të personalizuara nëpërmjet mesazheve me tekst dhe me email.
Fillo me personalizimin e mesazhit tënd të anketës. Bëje të shkurtë, tërheqës dhe të thjeshtë. Fut etiketa dinamike, si p.sh. emrin e klientit tënd për ta bërë sa më personale. Lidh platformat që dëshiron që klientët të lënë vlerësime dhe kur të jesh gati fillo të grumbullosh 5 yjet.
Për të mësuar më shumë për përdorimin e Merr vlerësime me 5 yje, kliko këtu.
2. Automatizohu me Zapier.
E dimë, je i zënë, por nëse mezi gjen kohë për të marrë frymë, kur do të gjesh kohë për të dërguar anketat? Një nga gjërat më të preferuara rreth Merr vlerësime me 5 yje është integrimi i Zapier.
Zapier është një mjet në linjë automatizues që lidh aplikacionet e tua të preferuara. Mund të lidhësh dy ose më shumë aplikacione për të automatizuar detyra të vazhdueshme, si p.sh. të dërgosh manualisht një anketë!
Kur lidh Zapier me çfarëdo vegle që përdor për të menaxhuar klientët – HubSpot, Stripe, Square dhe më shumë se 400 të tjera – automatikisht aktivizon anketa në bazë të ndërveprimit tënd. Për shembull, kurdo që përfundon një shitje, mund t’i dërgosh automatikisht një anketë klientit.
Kurrë mos e humb mundësinë për të automatizuar. Është si të vendosh mbledhjen e vlerësimeve në pilot automatik. Më shumë rreth integrimit të Zapier këtu.
3. Testo mesazhe të ndryshme.
Para se të rehatohesh me mesazhet e anketës, testo versione të ndryshme. Mund të shikosh një vlerë më të lartë përgjigjesh duke bërë disa rregullime në linjën tënde të subjektit të emailit, të telefono për veprim etj.
4. Kërkoi vlerësimet personalisht.
Momenti më i mirë për të kërkuar një vlerësim është direkt pas ndërveprimit të klientit me ty, zakonisht personalisht dhe ndonjëherë në telefon. Ti dëshiron që përvojën e tyre pozitive ta kesh të freskët në memorie. Nëse një klient të pëlqen shumë ty, mos ngurro t’i kërkosh të lërë një vlerësim.
Thuaju se sa shumë kjo gjë të ndihmon ty dhe klientët e tjerë të mundshëm. Me shumë mundësi ata do t’i shpenzojnë me kënaqësi 30 sekonda nga dita e tyre duke promovuar një biznes që atyre u intereson. Megjithatë, 76% e konsumatorëve që u kërkohet të lënë një vlerësim, e bëjnë këtë.
Nëse po përfiton nga integrimi i Zapier, mund të rrish i qetë duke ditur që klienti do të marrë një anketë në xhep (ose në email) menjëherë pas blerjes së tyre, pa ndonjë mundim të madh nga ana e tyre.
Nëse nuk e ke konfiguruar akoma Zapier, mund të dërgosh manualisht një anketë nga aplikacioni ynë i celularit për të çuar deri në fund bisedën tuaj. Është i shpejtë dhe i thjeshtë për t’u bërë kur je në lëvizje. Mëso se si këtu.
5. Kur bëhet fjalë për platforma, ofro opsione.
Ne themi që në sa më shumë platforma të jesh, aq më mirë. Më shumë profile do të thotë më shumë mënyra që klientët e mundshëm të të gjejnë. Kur kërkon vlerësime, është mirë t’u japësh disa opsione klientëve.
Me Merr vlerësime me 5 yje, mund të mbledhësh vlerësime nga më shumë se 15 platformat më të mira. Aktivizo sa më shumë prej tyre kur të konfigurosh Merr vlerësime me 5 yje. Nëse janë të përshtatshme për biznesin dhe industrinë tënde, vazhdo aty. Ja se si të lidhësh platformat në Merr vlerësime me 5 yje.
7. Përgjigju shpejt.
Le të themi që një klient të lë një vlerësim të shkëlqyer. Kjo është diçka e mirë nga ana e tyre. Mos harro të përgjigjesh me “faleminderit” ose “e vlerësojmë shumë komentin”.
E nëse vlerësimet nuk janë të shkëlqyera, jepu përgjigjen e duhur. Ktheje atë në një mundësi për të treguar shërbimin tënd të shkëlqyer ndaj klientëve dhe çfarë do të bësh tjetër për t’i bëra gjërat të shkojnë mirë.
Përgjigju të gjitha vlerësimeve në një vend nëpërmjet tabelës Vlerësimet e mia në Merr vlerësime me 5 yje.
7. Përhap lajmin! Kur merr një vlerësim të shkëlqyeshëm, është koha për ta ndarë atë. Postoje në median sociale që ta shikojnë të gjithë ndjekësit e tu me veçorinë e ndarjes automatike në Merr vlerësime me 5 yje. Thjesht zgjidh cilat vlerësime me yje dëshiron të ndash dhe në cilat platforma dëshiron t’i ndash ato. 8. Përqendrohu se si t’i bësh klientët e tu të lumtur.
S’ka nevojë për shumë mend. Vlerësimet e shkëlqyera nisin duke u dhënë klientëve një përvoje me 5 yje dhe askush nuk di se si ta bëjë këtë më mirë se ti. Me qëllime të caktuara dhe me veglat tona në këndin tënd, ne shikojmë shumë yje në të ardhmen tënde.