1. Në faqen Kontaktet zgjidh Më shumë .

2. Zgjidh Importo nga menyja me hapje nga poshtë.

3. Përdor menynë me hapje nga poshtë për të zgjedhur një libër adresash. Kjo është ajo ku do të shtohen kontaktet e tua.

4. Zgjidh një format skedari nga menyja me hapje nga poshtë e Formatit të skedarit .

5. Nëse nuk po importon kontaktet nga një skedar CSV që ke eksportuar nga një klient tjetër emaili, zgjidh Personalizo .

6. Zgjidh bashkësinë e karaktereve. Në pjesën më të madhe të rasteve është Unicode (UTF-8) por ka shumë gjuhë të tjera nga të cilat mund të zgjedhësh.

7. Kliko Ngarko për të kontrolluar për skedarin që dëshiron të importosh. Shënim: Kur ruan një listë të kontakteve, sigurohu ta ruash si një skedar CSV. Për më shumë informacione se si të krijosh një skedar CSV, kliko këtu .

8. Zgjidh Para .

9. Verifiko informacionin dhe zgjidh Vazhdo . Shënim: Fushat janë kolonat në skedarin CSV, si emri, mbiemri, emaili etj.

10. Më pas, do të hartëzosh secilën fushë në skedarin tënd CSV me fushën e duhur të librit të adresave. Sigurohu të zgjedhësh saktësisht fushat që përkojnë me ato në skedarin CSV.

11. Si përfundim, zgjidh Importo . Kontaktet e importuara do t’i gjesh në librin e adresës që ke zgjedhur.