Si t’u përgjigjesh vlerësimeve pozitive
Përgjigju personalisht vlerësimeve pozitive. Kjo do t’i nxisë klientët aktualë të rikthehen vazhdimisht dhe me shumë mundësi mund të tërheqë klientë të rinj. Kthimi i përgjigjeve të vlerësimeve në linjë nuk duhet të të marrë shumë kohë. Mund të krijosh një përgjigje të shkurtër, miqësore dhe individuale duke ndjekur këto hapa të thjeshtë:
1. Nise me emrin e klientit për ta ngritur bisedën në nivel personal.
2. Shpreh mirënjohjen tënde.
3. Përfshi emrin e biznesit tënd dhe fjalët kyçe për qëllime SEO.
4. Shto pak marketing në përgjigjen tënde.
5. Jep vlera të menjëhershme ose njohuri të brendshme.
6. Komplimentoje klientin dhe kërkoi ta përhapë lajmin.
7. Përmbylle me një shënim pozitiv dhe miqësor.
Si t’ju përgjigjem vlerësimeve negative
Është thelbësore t’u përgjigjesh vlerësimeve negative sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe pse mund të jeni i ndikuar emocionalisht, është e rëndësishme të përgjigjeni profesionalisht dhe sinqerisht duke ofruar edhe një zgjidhje. Kurrë mos harro se si mund të perceptohet përgjigja jote nga vizitorët – d.m.th. nga klientët e tu të mundshëm.
1. Fillo me emrin e klientit për t’i treguar që është i rëndësishëm për ty.
2. Kërko ndjesë.
3. Trego empati.
4. Ji i sinqertë.
5. Ji i përgjegjshëm.
6. Ofro një zgjidhje pragmatike.
7. Përmbylle me një shënim pozitiv dhe njerëzor.